Njoftim – Pezullim i kryesisë së deritanishme dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Me keqardhje të madhe ju njoftojmë që ne, administratorët ligjorë të organizatë studentore VLERA, kemi marrë vendim që ta pezullojmë kryesinë e deritanishme dhe ta çojmë organizatën VLERA në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ky vendim është marrë si pasojë e papërgjegjësisë së vazhdueshme të kryesisë së deritanishme, emërimit ilegal të personave të pazgjedhur në kryesi, mos-zhvillim të aktiviteteve dhe dëmtim të imazhit të Vlerës para komunitetit shqiptar dhe atij të huaj. Po ashtu vlen të theksohet se për disa muaj kemi provuar që ti kryejmë ndryshimet ligjore, pra ndërrimin e administratorëve ligjorë, por edhe kjo kërkesë ka hasur në veshë të shurdhër dhe është injoruar vazhdimisht.

Vendimi i plotë dhe arsyet e plota pse kemi ardhur deri te ky vendim do ti bëhen publike kryesisë së deritanishme, duke i përfshi edhe personat që janë zgjedhur në zgjedhjet e rregullta të muajit shkurt, por ndërkohë janë dorëhequr për arsye të ndryshme.

Po ashtu duam t’ju njoftojmë që emailat zyrtarë të VLERËS (@vlera.be) nuk janë më në përdorim të kryesisë së pezulluar, sikurse uebfaqja www.vlera.be dhe faqja në facebook VLERA (https://www.facebook.com/vlera.be/)

Të gjitha këto mjete komunikimi do ti dorëzohen kryesisë së re që do të zgjedhet në muajin shkurt 2017. Po ashtu do të jemi në gatishmëri të kryesisë së re për çfardo ndihme që do t’ju duhet gjatë 3 mujorit të parë të saj të punës, por edhe më pas.

Ne, si administratorë ligjorë të VLERËS, përveç se mbajmë përgjegjësi ligjore, jemi shumë të interesuar që VLERA ta vazhdoj rrugën të cilën e patëm nisur më shumë se para 5 viteve. Dhe pas diskutimeve tona, kemi marrë vendim që kryesia e deritanishme të pezullohet, meqë nuk është as ligjore e as e zgjedhur nga studentët e VLERËS.

Dhe ofrojmë zgjidhjen në vijim:
– Krijimin e një grupi koordinues për organizimin e zgjedhjeve në fillim shkurti të vitit 2017
– Të drejtë vote do të kenë vetëm ata që janë studentë (pra kërkohet karta e studentit)
– Personat e përfshirë në sjelljen e VLERËS në këtë gjendje nuk u lejohet që të kandidohen
– Në momentin e zgjedhjes se kryesisë së re, do duhet të plotësohen dokumentet e nevojshme për ndryshimin e administratorëve, pra organizata edhe ligjërisht do t’i bartët administratorëve të rinj (këtu përfshihet edhe përgatitja e raportit financiar, aprovimi i tij dhe dorëzimi para autoriteteve belge)
– Askush prej administratorëve të tanishëm ligjorë nuk ka të drejtë kandidimi, thjeshtë do të mundësojmë organizimin e zgjedhjeve menjëherë pas provimeve të janarit, pra nuk do ta administrojmë organizatën dhe nuk do të merremi me punët e saja

Presim përgjigje nga kryesia e deritanishme, duke përfshirë personat e emëruar ilegalisht dhe ata të cilët janë votuar nga studentët e VLERËS gjatë muajit shkurt të këtij viti, që të na propozojnë një datë takimi deri me 7 janar 2017.

Bruksel, 29 Dhjetor 2016,

Adminitratorët ligjorë të VLERËS,
Ahmet Krasniqi
Artan Dauti
Agon Efendiu
Dafinë Blakçori
Dardan Prebreza
Gegë Efendija
Valentin Demaj
Vembli Mullatahiri

#FESTOMENE

 

15000640_356433834711276_8162904222828659711_oNjë falenderim të madh për të gjithë të pranishmit në mbrëmjen për festen e flamurit.

Ishte një atmosferë me të vërtet e bukur, e qetë dhe studentore mes miqsh shqiptarë dhe të huaj, të cilët patën mundësinë të mësonin disa hapa të kërcimeve shqiptare.

Disa surpriza u organizuan në atë mbrëmje dhe ndër to një shumë spontane: Standup Comedy nga Anton Gurra.

Me respekt dhe kënaqësi,
Kryesia Vlerës – Shoqata studentore Shqiptare në Belgjik

KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Festa e Flamurit ne Bashkine e Brukselit

15682176_10154791663611354_778393787_o

Vlera pati kënaqësinë të festonte festën e Flamurit në praninë e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë, si organizatore e eventit në Bashkinë e Brukselit, dhe të ftuarëve të saj pjesëtarë të komunitetit shqiptarë dhe të huaj.

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Gëzuar Festën e Flamurit !

15219515_363885043966155_5335972008551171705_nGëzuar Festën e Flamurit !
Ju urojmë begati e harmoni në familjet tuaja !
Na gjetë kjo festë sa më shpejt të bashkuar në trojet shqiptare!
Ashtu siç e ka uruar dhe Gjergj Fishta, ju urojmë dhe ne :
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera !

Vlera
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Emigracioni shqiptar në Belgjikë – 60 vite suksesi!

15068506_562663997266058_6042770261921910495_oMbrëmje e kendshme midis miqsh shqiptarë dhe te huaj.
Me rastin e 60 vjetorit të imigrimit të shqiptarëve të parë në Belgjikë, patëm rastin si organizatë studentore, Vlera, të ishim prezent dhe të ndanim me Belget por edhe Shqiptarët e brezave të ndryshme eksperiencat tona. Fjalime nga njerëz atdhedashës por edhe mirënjohës shtetit belg për mikëpritjen që ka dëshmuar kahera për shqiptarët.
Mikëpritje, kjo vlerë e vendit tonë, ka qenë ofruar shqipeve në Belgjikë në çdo valë emigracioni.
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Faqja 1 prej 1212345...10...E fundit »