Monthly Archives: November 2011

Përmbledhje nga takimi i dytë

Përmbledhje e takimit të dytë

– Mbledhja filloi me prezantimin e 6 studentëve të rinj që nuk kanë mundur të vijnë apo që nuk kanë qenë të njoftuar për takimin e parë.

– Pastaj fjalën e mori Gegë Efendia i cili tha që si çdo organizim, edhe organizimi ynë duhet të ketë udhëheqës apo koordinatorë të punëve deri në krijimin e plotë të organizatës dhe zgjedhjen e personave udhëheqës . Po ashtu Gega potencoi që përpilimi i një rregullore apo statuti do të ndihmonte në mbarvajtjen sa më të mirë të takimeve dhe krijimin sa më të shpejt të organizatës. Po ashtu një rregullore apo statut që definon njëkohësisht edhe qëllimet e organizatës do të ndihmonte shumë studentët që ta gjejnë ose jo veten në organizatë (nëse ka të atillë që nuk kanë ardhur për qëllime studentore). Continue reading