Monthly Archives: April 2014

Takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë

foto nga takimi

Sot me ftesë të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, z. Ilir Tepelena, morëm pjesë në takim informues.

Në këtë takim e informuam ambasadorin rreth qëllimeve dhe aktiviteteve të organizatës. U bisedua rreth ideve dhe planeve të organizatës sonë, ku në disa prej tyre ndihma e ambasadës është më së e nevojshme. Po ashtu e njoftuam ambasadorin, që edhe ne jemi në shërbim të ambasadës në rast se kanë nevojë për praninë tonë nëpër aktivitetet që organizohen nga kjo e fundit.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët në të ardhmen. Shpresojmë që këto ide dhe qëllime të fillojnë të konkretizohen sa më parë.

Bruksel, 22 prill 2014
VLERA, organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë