Monthly Archives: May 2014

Mbrëmje me ushqime shqiptare | VLERA organises an Albanian food evening

fff

Të shtunën me datën 17 maj, VLERA organizon mbrëmje me ushqime shqiptare. Qëllimi i këtij organizimi është prezentimi i organizatës para publikut. Pos tjerash nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi të konsultohen me ne lidhur me drejtimet që duan të zgjedhin.

Aktiviteti është i hapur për publikun prandaj ftoni prindërit, shokët tuaj shqiptarë e të huaj dhe ejani!

VLERA : organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

AVENUE DUCPETIAUX 68
1060 SAINT-GILLES
BRUKSEL

Saturday, the 17th of May, VLERA organises an event with Albanian food.
The purpose of this event is to present the organisation publically. This event also gives an oppotunity to high school students to consult VLERA about their future university studies.

This event is open for the public, so feel free to invite your parents and friends

VLERA: albanian student organisation in Belgium

AVENUE DUCPETIAUX 68
1060 SAINT-GILLES
BRUSSELS

info@vlera.be / www.vlera.be / 0485 99 71 19

Deklaratë

Deklaratë

Pasi dy nga kandidatët për zgjedhjet regjionale në Bruksel kërkuan mbështetje publike nga organizata VLERA, atëherë ne vendosëm që ta organizojmë një debat politik me kandidatët shqiptarë që kandidojnë në Bruksel për nivelin regjional dhe atë federal.

Nga listat e partive që kandidojnë në Bruksel, ne i gjetëm këta emra:
Amet Gjanaj (PS), Elona Zhana (CDH), Burim Demiri (FDF), Fatmir Limani (PS) dhe Edwin Curraj (ECOLO).

Tre të parët kandidojnë në zgjedhjet regjionale, ndërsa dy të fundit në ato federale. Prej të cilëve fillimisht vetëm Amet Gjanaj dhe Elona Zhana pranuan që të merrnin pjesë në debat. Edwin Curraj na ka thënë që nuk ka kohë, ndërsa Burim Demiri dhe Fatmir Limani nuk janë përgjigjur fare.

Pavarësisht kësaj, ne vazhduam me përgatitjen e debatit, e siguruam edhe sallën përmes z.Amet Gjanaj, ndërsa ditëve të fundit pasi e konfirmuam datën e mbajtjes së debatit, zonja Elona Zhana (e cila fillimisht pranoi që të merrte pjesë) nuk e konfirmon ose jo pjesëmarrjen në debat. Duke e parë gjendjen e krijuar ne nuk e shohim të udhës që ta mbajmë debatin me vetëm një kandidat.

Për hirë të korrektësise e falenderojmë z. Amet Gjanaj për gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në debat si dhe për sigurimin e sallës.

Meqënëse me statut jemi organizatë apolitike, ne nuk do ta përkrahim asnjërin prej kandidatëve, mirëpo shpresojmë që gjithsecili prej tyre të marrë sa më shumë vota nga komuniteti shqiptar në Bruksel, dhe për kandidatët e tjerë që kandidojnë jashtë Brukselit (Namur, Antwerpen, …) nga komuniteti shqiptar në Belgjikë.

Shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme të kemi nga një kandidat për qytet, që do rriste gjasat për fitore dhe për përfaqësim sa më të mirë të interesave të komunitetit shqiptar në Belgjikë!
Bruksel, 08/05/2014

VLERA, organizata e studenteve shqiptarë në Belgjikë.

Ftesa dërguar kandidatëve :

Përshëndetje,

Së pari ju urojmë sukses në nismën që keni ndërmarrë për të kandiduar në zgjedhje, suksesi i juaj do të ishte njëkohësisht sukses edhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Belgjikë.

VLERA organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë, në kuadër të
zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në fund të muajit maj, ka menduar organizimin e një debati mes kandidatëve shqiptarë në Bruksel. Debati besojmë që është në interesin tuaj në mënyrë që të mund të shpjegoni alternativën tuaj nëse do mund të zgjidheni si përfaqësues në parlamentin rajonal dhe atë federal, por edhe në ndihmë të komunitetit tonë për të kuptuar më mirë se nga kush do përfaqësohet.

VLERA do ketë rolin monitorues të debatit duke ju siguruar paanësinë tonë. Ne këtë mënyrë ne i përmbahemi statutit të organizatës tonë duke qëndruar apolitik por njëkohësisht duke kontribuar në të mirë të komunitetit. Ju lutemi që të konfirmoni brenda datës 30 prill pjesëmarrjen tuaj.

1.Vlera do ruaj paanësinë mes kandidatëve duke ju vënë një minutazh të barabartë për përgjigjen ndaj çdo pyetje.

2.Për shkak se akoma nuk disponojmë ambiente tonat, jeni të lutur që të na siguroni një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e debatit.

3.Vlera do shpërndajë lajmerimin rreth debatit dhe do ftojë të
interesuarit por në të njejtën kohë mund të merrni edhe mbështetësit tuaj.

4.Për detajet rreth datës, orës dhe vendit të zhvillimit të debatit do
flasim pasi të marrim konfirmimin për pjesëmarrjen tuaj.

Ju urojmë sukses në ndermarrjen tuaj.

VLERA : organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë