Monthly Archives: May 2016

Takimi me ministrin Blendi Klosi

image3Në takimin me ministrin Klosi u bashkëbisedua per iniciativën e qeverisë Shqiptare dhe të Kosovës, për 3000 vëndet e lira për studentët që duan të kryejnë intershipin pranë Administratës Publike Shqiptare dhe të Kosovës, duke i njohur ato nga afër.

Gjithashtu diskutuam mbi mundësinë e krijimit të një rrjeti të të rinjve shqiptarë kudo në Evropë, studentë dhe të sapodiplomuar, me qëllim që të jenë pjesë dhe zë aktiv me mendimet dhe qëndrimet e tyre mbi politikat rinore që ndërmerren në vendin tonë.

Nëse interesoheni për praktikë pune në administratën shqiptare klikoni në http://praktika.sociale.gov.al/ dhe njihuni me Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO