Monthly Archives: November 2016

Gëzuar Festën e Flamurit !

15219515_363885043966155_5335972008551171705_nGëzuar Festën e Flamurit !
Ju urojmë begati e harmoni në familjet tuaja !
Na gjetë kjo festë sa më shpejt të bashkuar në trojet shqiptare!
Ashtu siç e ka uruar dhe Gjergj Fishta, ju urojmë dhe ne :
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera !

Vlera
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Emigracioni shqiptar në Belgjikë – 60 vite suksesi!

15068506_562663997266058_6042770261921910495_oMbrëmje e kendshme midis miqsh shqiptarë dhe te huaj.
Me rastin e 60 vjetorit të imigrimit të shqiptarëve të parë në Belgjikë, patëm rastin si organizatë studentore, Vlera, të ishim prezent dhe të ndanim me Belget por edhe Shqiptarët e brezave të ndryshme eksperiencat tona. Fjalime nga njerëz atdhedashës por edhe mirënjohës shtetit belg për mikëpritjen që ka dëshmuar kahera për shqiptarët.
Mikëpritje, kjo vlerë e vendit tonë, ka qenë ofruar shqipeve në Belgjikë në çdo valë emigracioni.
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Mbështetje për proçesin gjyqësor

enver-hadri

Siç edhe e ka publikuar mikja jonë Teuta Hadri në faqen tonë, këto ditë organizohen seancat gjyqësore për vrasjen e Enver Hadrit ( Hero dhe veprimtar për të drejtat e njeriut dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. )
Proçesi gjyqësor ka filluar në muajin tetor 2016 në gjykatën e Brukselit. Familja konsideron që opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt rreth këtij proçesi gjyqësor.

Të akuzuarit në këtë gjykim janë Veselin Vukotic, Bozidar Spasic dhe Andrija Draskovic.
Datat e seancave gjyqësore janë: 07/11/2016 deri më 15/11/2016 (në ora 9.00). Këto seanca janë të hapura për publikun. I gjithë komuniteti shqiptar është I mirëseardhur.

Miq, ju ftojmë të merrni pjesë në këto seanca gjyqësore në shenjë solidariteti për një bashkëatdhetar të rënë duke mbrojtur vlerat dhe të drejtat e popullësisë shqipëtare.

Më poshtë mund të gjeni disa artikuj të shkruar rreth çështjes nga disa gazeta:

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Mbështetje për drejtësi

astrit-dehari

Me keqardhje mësuam që Astrit Dehari, student i mjekësis në Universitetin e Prishtinës, ndërroi jetë dje në rrethana ende të paqarta në dhomat e paraburgimit.

Organizata studentore Vlera është apolitike. Pjesëtarët e saj nuk bëjnë pjesë të bindjeve politike.

Por në një rast tragjik si ky, ku humbet jetë një homolog i joni, shpresojmë që organet rregull dhe ligjëvendese të gjejnë sa më shpejt shkaqet dhe zgjidhjen e çështjes. Me shpresë që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen e shoqërinë.

Me respektin më të thellë,
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë