Monthly Archives: April 2017

VLERA në bashkëpunim me BalkanTrafik!

Përshëndetje,
Këtë vit, Vlera në bashkëpunim me BalkanTrafik! do të ju sjellin disa panele interesante gjatë festivalit.  Ju ftojmë të gjithëve ju dhe miqtë e juaj të vini e të shijoni atmosferën speciale të këtij festivali të mirënjohur në Belgjikë.

BalkanTrafik! fillon në datën 20 prill 2017 dhe zgjat deri në datën 23 prill 2017.

Festivali do të mbahet në Bozar (adresa e saktë : BOZAR – TERARKEN 1 Rue Ravensteinstraat 23, 1000 Brussels).

Me ndihmën e VLERES janë arritur të organizohen këto evente :

Gjithashtu në panelin e organizuar « Cappuccino pros,`YOUNG PEOPLE AND THEIR FUTURE PROSPECTS IN THE BALKANS`» do të marr pjesë edhe presidenti i organizates studentore VLERA, Shpat Myftari. Me këtë rast ftojmë sa më shumë student që të jenë të pranishëm dhe të jetë një diskutim sa më i frytshëm.

KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

VLERA në Parlamentin Europian

VLERA vazhdon me një tjetër organizim interesant para se të filloj koha e provimeve.

Me ndihmën e Kristela Bytyci Memia dhe me pranimin e Eurodeputetit MEP Louis Michel, VLERA ju fton të merrni pjesë në një vizitë të shoqëruar në Parlamentin Europian, në datë 2 maj 2017, në orën 10.

Gjatë vizitës do të informoheni rreth proçedurave që organizohen në këtë institucion dhe gjithashtu do të keni mundësi për të zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje me Eurodeputetit Louis MICHEL.

Për të marr pjesë ju lutemi të na dërgoni EMËR, MBIEMËR  (të saktë) dhe numrin e kartës të identitetit para datës 20 prill. Rezervimet bëhen via info@vlera.be ose via facebook Vlera Belgjikë. Vendet janë në numër të kufizuar!

Falenderojmë edhe një herë Kristela Bytyci Memia dhe Zotin LOUIS MICHEL për kohën dhe mikëpritjen e tyre.

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Global Village në ULB

Përshëndetje,
Bashkëpunimi me Aisec pati një sukses tepër të madh. Dëshirojmë të falenderojmë bashkëorganizuesit, pjesëmarrësit dhe grupin Vatra për vallet tradicionale shqiptare. Ishte kënaqësi të shihnim studentë shqiptarë dhe të huaj por edhe profesor që shijuan ushqimet në tendën tonë.
Ato patën mundësi të informohen gjithashtu rreth organizatës tonë dhe projekteve të ardhshme.
Shpresojmë t’ju shohim edhe ju në numër në eventet e ardhshme.

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO