Monthly Archives: December 2017

Gëzuar të gjithëve Festat e fundvitit !

Gëzuar të gjithëve Festat e Fundvitit!

Ju urojmë ti kaloni Krishtlindjet të gëzuar e në harmoni me te dashurit e zemrës!

Urojmë që Viti i Ri 2018 t’ju sjellë vetëm shëndet, mbarësi, sukses dhe dashuri!

Për të gjithë ju studentë urojmë që ky vit t‘ju jap forcën dhe kurajon për ti përballuar me sukses provimet! Le të jetë gjithashtu një mundesi për të takuar njerëz të rinj, për të shijuar aventura të reja dhe për të krijuar kujtime të bukura.

Në të njëjtën kohë, ju informojmë që kryesia e VLERA-s nuk do të jetë shumë aktive këtë periudhë për shkak të sezonit të provimeve.

Gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be

Konferencë ‘‘Sistemi Multi-Etnik i Kosovës: pengesat, përparësitë dhe sfidat e së ardhmes‘‘ nga Adrian Zeqiri

Të Mërkurën në datë 22 Nëntor, VLERA– Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë, pati nderin të mirëpres ekspertin e çështjeve të minoriteteve në Kosovë dhe njëkohesisht drejtor i përgjithshëm i European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo), Zotin Adrian Zeqiri në konferencën e titulluar: ‘‘Sistemi Multi-Etnik i Kosovës: pengesat, përparësitë dhe sfidat e së ardhmes‘‘. Ai ndau me një publik të gjërë ne ULB (Université Libre de Bruxelles) eksperincën e tij në këtë fushë duke theksuar në menyrë të vecantë pengesat, përparësitë dhe sfidat që presin Kosovën në krijimin e një sistemi multi-etnik. KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Falenderojmë edhe njëherë, Zotin Adrian Zeqiri për gatishmërinë e treguar dhe perkushtimin i tij në prezantimin e çështjeve të zgjedhura të cilat gjallëruan konferencën dhe ndezën mendimin kritik midis pjesmarrësve.

Gjithashtu falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit si për interesin e treguar, duke ngritur pyetje te cilat krijuan një diskutim konstruktiv dhe të këndshëm, ashtu edhe për praninë e tyre të paçmueshme për ne.

Duke shpresuar në pjesëmarrjen tuaj edhe në eventet e ardhshme të organizatës tonë, ju urojmë nje dite të mbarë.

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be
___________________
On Wednesday, November 22nd, VLERAOrganisation of Albanian students in Belgium hosted the conference titled: “Kosovo’s Multi-Ethnic System: Obstacles, Priorities and Challenges of the Future”.  We had the honor of welcoming, Mr. Adrian Zeqiri, who is an expert on minority issues in Kosovo and at the same time the general director of the European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI Kosovo). He shared his expertise with a wide audience at ULB (Université Libre de Bruxelles), highlighting/emphasizing in particular the obstacles, advantages and challenges that Kosovo is facing in terms of creating a multi-ethnic system.

We would like to thank once again Mr. Adrian Zeqiri for his presence, and the dedicated work on presenting the selected issues that enlivened  the conference and sparked critical thinking among the participants.
We would also like to that thank all the participants for the showed interest and raising questions that created a constructive and pleasant discussion.

We are looking forward to seeing you at our future events!

Regards,

VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium
www.vlera.be

Festa e Flamurit !

Përshëndetje të gjithëve, 

28 Nëntori 2017 shenoi 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Kjo është padyshim nje ndër ngjarjet më të bukura për çdo bashkëkombës kudo që jeton. 

Me rastin e kësaj feste organizata studentore VLERA organizoi një mbrëmje festive ku festuam së bashku me ju miq të dashur. Kështu qe ju falenderojme për pjesëmarrjen tuaj.

Një falenderim i veçant shkon për Kryebashkiakun e Tiranës, Zotin Erion Veliaj dhe Ambasadoren e Shqipërise ne Belgjikë, Zonjen Suela Janina të cilet na nderuan me prezencën e tyre ne këtë mbrëmje festive. 
                                          KLIKO KETU PER FOTOT E MBREMJES 
Mirë u takofshim në aktivitetet tona të radhës!

Me respekt,

VLERA
Organizata e studentëve shqipëtar në Belgjikë
___________________
Hello everybody,

November 28th marked the celebration of the 105th anniversary of Albania’s independence.

It is undeniably the most beautiful celebration for every compatriot wherever he/she lives.

To mark this important day for the Albanian nation, student organization VLERA organized a festive event to celebrate. We would like to thank you for joining us in these celebrations and for making it such a joyous occasion.

We would especially like to thank the Mayor of Tirana, Mr. Erion Veliaj and the Ambassador of Albania in Belgium, Ms. Suela Janina who both honoured us with their presence.

We are looking forward to seeing you at our future events!

Regards,

VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium