Monthly Archives: March 2018

VLERA në BalkanTrafik!


SHQIP / FRANCAIS / NEDERLANDS

Përshëndetje të gjithëve !

Ashtu si çdo vit edhe këtë vit organizohet festivali “BalkanTrafik!” me 19 – 22 Prill në Bruksel. 
Ky organizim është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar kulturën e bukur shqiptare dhe njëkohësisht për të festuar të gjithë së bashku në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Jemi shumë të lumtur t’ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë e këtij festivali tashmë të mirënjohurë.
Për më shumë detaje rreth këtij organizmi, ju ftojmë të vizitoni faqen e Facebook të “BalkanTrafik!”: https://www.facebook.com/balkantrafikfestival/?hc_ref=ART2ESY8mPyfwCSAxFuQPGa6572tdZiY6u5-PyKw9iUM8KYC5ZqDmQVlDK_Ea9HxJ2I ose http://www.balkantrafik.com .

VLERA si çdo herë tjetër edhe këtë vit është pjesë e festivalit por këtë vit ju fton të gjithë JU student dhe anëtar të VLERA të jeni pjesë e ‘BalkanTrafik’! 
Poashtu, kërkojmë 3-4 studentë të motivuar që të bëhen pjesë e një recitali poezish të organizuar në “BalkanTrafik!”.

Nëse jeni të interesuar, mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacione.

Gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be

***
Bonjour à tous !

Comme chaque année le festival “BalkanTrafik” sera organisé à Bruxelles. Cet incontournable évènement culturel est une excellente occasion de promouvoir et de célébrer la belle culture albanaise dans une ambiance exceptionnelle. C’est donc avec un grand plaisir que nous vous invitons vous et vos amis à vous joindre à nous durant ce festival !

Nous vous encourageons vivement à consulter la page facebook de l’event pour plus d’informations à ce sujet : https://www.facebook.com/balkantrafikfestival/?hc_ref=ART2ESY8mPyfwCSAxFuQPGa6572tdZiY6u5-PyKw9iUM8KYC5ZqDmQVlDK_Ea9HxJ2I ou http://www.balkantrafik.com .

VLERA participe régulièrement à ce festival mais cette année nous VOUS invitons vous invitons à vous joindre à nous! En effet, nous cherchons 3 étudiants motivés à prendre part à un récital de poésie qui sera organisé lors du “BalkanTrafik”.

Si vous êtes intéressés, n’hésitez pas à nous contacter pour de plus amples informations à ce propos.

Bien à vous,

VLERA
Organisation des étudiants albanais de Belgique
www.vlera.be
***
Hallo iedereen,

Zoals elk jaar wordt het “Balkan Trafik!” festival in Brussel van 19 tot 22 april gehouden. Dit culturele evenement is een gelegenheid om onze prachtige Albanese cultuur te vieren en te promoten in een uitzonderlijke sfeer. We nodigen u dan ook graag uit om zich bij ons aan te sluiten !

Wij raden u ten zeerste aan om de facebookpagina van het evenement te raadplegen voor meer informatie over dit onderwerp : https://www.facebook.com/balkantrafikfestival/?hc_ref=ART2ESY8mPyfwCSAxFuQPGa6572tdZiY6u5-PyKw9iUM8KYC5ZqDmQVlDK_Ea9HxJ2I , http://www.balkantrafik.com .

VLERA neemt regelmatig deel aan dit festival. Dit jaar bieden wij JULLIE ook de mogelijkheid om deel te nemen! Inderdaad zijn we op zoek naar 3 gemotiveerde studenten voor een poëzierecital georganiseerd tijdens de “Balkan Trafik!”.

Als u geïnteresseerd bent, aarzel dan niet om contact met ons op te nemen voor meer informatie.

Groetjes,

VLERA
Organisatie van Albanese studenten in België
www.vlera.be

 

Gëzuar 8-Marsin Femra, Nëna dhe Motra të dashura!

Gëzuar 8-Marsin Femra, Nëna dhe Motra të dashura!

8 MARSI eshte një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë ne duhet t’ju përulemi e ti falënderojmë për përkushtimin dhe punën e palodhur.
Ju që na rritët dhe na edukuat me aq mund e sakrificë, Ju që na falni dashuri pa kusht, Mirënjohje dhe Dashuri pa fund për ju nëna të dashura!
Faleminderit për të gjithë ngrohtësinë dhe fjalët e ëmbla.
____
Happy International Women’s Day to all the incredible women! Shine on…. Not just today but everyday! Thank you for being a source of motivation for all of us!

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be

Gëzuar 7 Marsin mësues/e !

Të nderuar e të respektuar mësues/e !

Gëzuar 7 Marsin!
Faleminderit për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

Me respekt,
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be