Monthly Archives: September 2018

Zgjedhjet për vitin 2018 në VLERA


Ka ardhur koha për zgjedhje të përgjithshme në VLERA.
Kësaj radhe VLERA do mbaj zgjedhjet e saja në një ambient që është shumë i veqantë, në Parlamentin Federal.
Për këtë rast, ju ftojmë që të gjithë studentët e motivuar dhe që dëshirojnë të angazhohen në VLERA, të kandidojnë dhe të jenë të pranishëm të hënën me 1 tetor 2018 në ora 16.00Parlamentin Federal ( Rue du Louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium )

Bashkëngjitur do të gjeni informacionet për postet vakante dhe urdhërin e ditës për mbledhjen e përgjithshme.
_________________________________________
E hëne, 1 tetor 2018 nga ora 16h
Adresa: Rue du Louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium

Rendi i ditës:

  1. Fjalimi mikëpritës
  2. Numërimi i personava prezent dhe konfirmimi i tyre
  3. Pranimi i rendit të ditës
  4. Raporti anual
  5. Prezantimi i raporteve financiare
  6. Lirimi i administratorëve të vjetër
  7. Votimi i përfaqësueve të rinjë (kushtet që duhet të plotësohen për kandidim i gjeni në aneks)
  8. Pyetje të ndryshme dhe falenderim për prezencën
    Bruksel, 20 Shtator 2018

Për Kryesinë e Vlerës
Kryetari, Shpat Myftari
_______________________________
Rregullorja për zgjedhje

  1. Të drejtë kandidimi kanë vetëm ata që janë studentë dhe që janë të pajisur me kartën e studentit dhe antarë në VLERA. Së bashku me kandidaturën duhet të dërgohet edhe një kopje e kartës së studentit ose ta prezantojne ne diten e zgjedhjeve.
  2. Kandidati ka të drejtë kandidimi vetëm për një post. Kandidimi i tij duhet të mbështetet nga një letër motivuese e cila përmban arsyen e kandidimit si dhe vizionin e tij për postin e caktuar. Kërkesa për kandidimim, sëbashku me letrën motivuese , duhet të dërgohet më së largu deri më 30 Shtator 2018 –ora20.00 në e-mail adresen zyrtare të organizatës VLERA (info@vlera.be)
  3. Kandidati duhet të jetë në dijeni dhe të pajtohet më qëllimet dhe parimet e organizatës VLERA, si dhe ta këtë lexuar rregulloren e Kryesisë e cila i përcakton të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Kryesisë.
  4. Postet e nevojshme për funksionimin e organizatës dhe kushtet shtesë që duhet t’i plotësoj kandidati :

4.1 Kryetari:
◦ Ta flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe ◦ Të njoh mirë organizatën

◦ Bashkangjitur me kërkesën për kandidim dhe letrën motivuese të paraqes një plan veprues një vjeçar.

4.2 Zëvëndes-Kryetari: -Ta flas gjuhën shqipe
– Të njoh mirë organizatën

4.3 Sekretari:
– Ta flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe / Ta njoh mirë organizatën

4.3 Përgjegjësi për financa

4.5 Përgjegjësi per marredhëniet me publikun dhe këshilltar ligjor

4.6 Përgjegjësi për aktivitete(për këtë post duhen 2 persona se paku)

4.7 Koordinatorët e grupeve lokale( Nese nuk ka Kanditat zgjedhen sikur viteet e kaluar nga Kryesia )

VLERA
Organizata e studentëvë shqiptarë në Belgjikë

Bruksel 20/09/2018

 

VLERA në Parlamentin Federal

VLERA ka kënaqësin të ju ftoje në një vizitë interesante në Parlamentin Federal.
Me ndihmën e studentes tonë Qendresa Gerlicës dhe me pranimin e Deputetes Federale Nawal Ben Hamou, VLERA ju fton të merrni pjesë në një vizitë të shoqëruar në Parlamentin Federal, në datë 1 tetor 2018, në orën 13h30.
Adresa: Rue du louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium.

Gjatë vizitës do të informoheni rreth proçedurave që organizohen në këtë institucion dhe gjithashtu do të keni mundësi për të zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje me Deputetetn Federale. KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Për të marr pjesë ju lutemi të na informoni sa më shpejt në kanalet tona zyrtare pasi vendet janë në numër të kufizuar!

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë