Category Archives: Njoftime

Mbledhja e përgjithshme dhe zgjedhjet për periudhën 2018/19 në VLERA

Të nderuar student/e,

Të hënën me datë 01 tetor 2018 VLERA organizoi zgjedhjet për kryesinë e re të organizatës për periudhën 2018/19, dhe vlen të theksohet që kjo ngjarje këtë vit u shënua në një ambient që është shumë i veqantë, në Parlamenti Federal.

Në këtë ngjarje u prezantua raporti vjetor për periudhën 2017/18, raporti financiar, aktivitetet që u realizuan gjatë vitit, për të vazhduar pastaj me zgjedhjen e kryesisë së re. Rreth 30 studentë ishin prezent këtë ditë që vinin nga vendet të ndryshme te Belgjikes ( Liege, Brugge, Namur, Gent, Antwerpen si dhe Bruksel ).

Studentët që kandiduan dhe u përzgjodhen për postet e caktuara në organizatën studentore VLERA janë:

–Qendresa Gërlica, Kryetare
–Teuta Ibrahimi, Sekretare
–Gent Kelmendi, Arkëtar
–Diellza Iberhysaj, Përgjegjëse për aktivitete
–Enis Ukshini, Përgjegjës për aktivitete
–Lirije Ibrahimi, Përgjegjëse për aktivitete
–Denajda Bajraktari, Koordinatore per Namur dhe rrethinë
–Kastriot Asani, Koordinator per Bruksel

Një falenderim të veçantë për Kryesinë e deritanishme të Vlerës për punë e palodhshme dhe të shkëlqyer gjatë mandatit të tyre si dhe për organizmin e këtyre zgjedhjeve demokratike dhe transparente.

Kryesisë së sapozgjedhur i dëshirojme një vit të mbarë dhe me shpresën që do kemi një numër të madh të aktiviteteve dhe iniciativave.
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Gjithë të mirat,
KRYESIA

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be

Zgjedhjet për vitin 2018 në VLERA


Ka ardhur koha për zgjedhje të përgjithshme në VLERA.
Kësaj radhe VLERA do mbaj zgjedhjet e saja në një ambient që është shumë i veqantë, në Parlamentin Federal.
Për këtë rast, ju ftojmë që të gjithë studentët e motivuar dhe që dëshirojnë të angazhohen në VLERA, të kandidojnë dhe të jenë të pranishëm të hënën me 1 tetor 2018 në ora 16.00Parlamentin Federal ( Rue du Louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium )

Bashkëngjitur do të gjeni informacionet për postet vakante dhe urdhërin e ditës për mbledhjen e përgjithshme.
_________________________________________
E hëne, 1 tetor 2018 nga ora 16h
Adresa: Rue du Louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium

Rendi i ditës:

  1. Fjalimi mikëpritës
  2. Numërimi i personava prezent dhe konfirmimi i tyre
  3. Pranimi i rendit të ditës
  4. Raporti anual
  5. Prezantimi i raporteve financiare
  6. Lirimi i administratorëve të vjetër
  7. Votimi i përfaqësueve të rinjë (kushtet që duhet të plotësohen për kandidim i gjeni në aneks)
  8. Pyetje të ndryshme dhe falenderim për prezencën
    Bruksel, 20 Shtator 2018

Për Kryesinë e Vlerës
Kryetari, Shpat Myftari
_______________________________
Rregullorja për zgjedhje

  1. Të drejtë kandidimi kanë vetëm ata që janë studentë dhe që janë të pajisur me kartën e studentit dhe antarë në VLERA. Së bashku me kandidaturën duhet të dërgohet edhe një kopje e kartës së studentit ose ta prezantojne ne diten e zgjedhjeve.
  2. Kandidati ka të drejtë kandidimi vetëm për një post. Kandidimi i tij duhet të mbështetet nga një letër motivuese e cila përmban arsyen e kandidimit si dhe vizionin e tij për postin e caktuar. Kërkesa për kandidimim, sëbashku me letrën motivuese , duhet të dërgohet më së largu deri më 30 Shtator 2018 –ora20.00 në e-mail adresen zyrtare të organizatës VLERA (info@vlera.be)
  3. Kandidati duhet të jetë në dijeni dhe të pajtohet më qëllimet dhe parimet e organizatës VLERA, si dhe ta këtë lexuar rregulloren e Kryesisë e cila i përcakton të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Kryesisë.
  4. Postet e nevojshme për funksionimin e organizatës dhe kushtet shtesë që duhet t’i plotësoj kandidati :

4.1 Kryetari:
◦ Ta flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe ◦ Të njoh mirë organizatën

◦ Bashkangjitur me kërkesën për kandidim dhe letrën motivuese të paraqes një plan veprues një vjeçar.

4.2 Zëvëndes-Kryetari: -Ta flas gjuhën shqipe
– Të njoh mirë organizatën

4.3 Sekretari:
– Ta flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe / Ta njoh mirë organizatën

4.3 Përgjegjësi për financa

4.5 Përgjegjësi per marredhëniet me publikun dhe këshilltar ligjor

4.6 Përgjegjësi për aktivitete(për këtë post duhen 2 persona se paku)

4.7 Koordinatorët e grupeve lokale( Nese nuk ka Kanditat zgjedhen sikur viteet e kaluar nga Kryesia )

VLERA
Organizata e studentëvë shqiptarë në Belgjikë

Bruksel 20/09/2018

 

VLERA në Parlamentin Federal

VLERA ka kënaqësin të ju ftoje në një vizitë interesante në Parlamentin Federal.
Me ndihmën e studentes tonë Qendresa Gerlicës dhe me pranimin e Deputetes Federale Nawal Ben Hamou, VLERA ju fton të merrni pjesë në një vizitë të shoqëruar në Parlamentin Federal, në datë 1 tetor 2018, në orën 13h30.
Adresa: Rue du louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium.

Gjatë vizitës do të informoheni rreth proçedurave që organizohen në këtë institucion dhe gjithashtu do të keni mundësi për të zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje me Deputetetn Federale. KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Për të marr pjesë ju lutemi të na informoni sa më shpejt në kanalet tona zyrtare pasi vendet janë në numër të kufizuar!

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Kosova pjesë e ERASMUS+ dhe Creative Europe

Bild könnte enthalten: TextNjë mundësi fantastike për të gjithë studentët e Repubikës së Kosovës nga Erasmus+, nje program i cili ofron mundësinë e një eksperience akademike në njërin nga insitutcionet e larta arsimore të Bashkimit Evropian, mundësi kjo shumë e mirë edhe për institucionet arsimore të vendit për të krijuar një bashkëpunim më profesional me ato të Bashkimit Evropian, në të mirë të sistemit arsimor dhe studentëve në Kosovë. Kein automatischer Alternativtext verfügbar.

Ndërkohë edhe Creative Europe ofron një mundësi fantastike në lidhje me financimin e projekteve dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar për të gjithë organizatat që punojne në sektorin kulturor në Republiken e Kosovës. 

Për më shumë informacione klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://www.facebook.com/EUErasmusPlusProgramme/posts/1919859828064758 

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

VLERA në BalkanTrafik!

Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë VLERA pati përseri një bashkëpunim shumë të frytshëm me BalkanTrafik, ku për here të pare VLERA ishte edhe një nga Partneret zyrtare te ketij festivali të njohur ndërkombëtar. Falenderojmë BalkanTrafik për hapsiren qe na dhuruan dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali. Vecanerisht ata të cilet erdhen për të ndjekur recitimin e disa nga poezive më të mirënjohura shqiptare, të recituara nga student të VLERA-s dhe ata të cilet vizituan tryezën tonë për tu informuar reth VLERA-s por edhe trojeve shqiptare.
Dhe pa harruar deshirojmë të falenderojme të gjithë studentët për ndihmen e dhenë pergjatë ketij festivali dhe vecanërisht studentët te cilet recituan në mënyre të shkelqyer.  
Më poshtë do të gjeni disa foto dhe video nga ky festival. 
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO

Me respekt,
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

The Albanian student organisation VLERA, had again a very fruitful cooperation with BalkanTrafik, where for the first time VLERA was also one of the official partners of this well-known international festival.

We would like to thank BalkanTrafik for this great opportunity, as well as, all the participants of this festival. Especially, those who came to see the performance of some of the most well-known Albanian poems, performed by our students, and those who visited our desk and got informed about VLERA and the Albanian speaking regions. We would like to thank all the students for their valuable help throughout this event, and especially the students who performed the poems.

See you in the upcoming events!
VLERA
Organisation of Albanian students in Belgium

 

Faqja 1 prej 1812345...10...E fundit »