Category Archives: Njoftime

Ndeja për krijimin e VLERËS

Pershëndetje djem e vajza !

Të premten prej orës 18.00 do ta festojmë krijimin e organizatës. Adresa : Nieuwelaan 149, 1040 ETTERBEEK

Në ora 18.00 mblidhemi në ‘Station Brussel-Centraal’/’Gare Bruxelles-Central’ e prej aty nisemi së bashku. Mund të vini edhe drejtpërdrejtë. Continue reading

Përmbledhje nga takimi i tretë

Përmbledhja e takimit të tretë
Pas prezantimit të tre anëtarëve të rinjë (Vigan Dauti, Daorsa dhe Djellza Teslica) kemi filluar
me diskutimin e këtyre pikave:

1. Statuti i Organizatës
Pas leximit dhe sqarimit te statutit nga Dardan Prebreza (përpiluesja e statutit, Mimoza Muçaj,
nuk ishte e pranishme) jemi pajtuar te gjithë qe disa pika të këtij statuti të ndryshohen: Continue reading

Përmbledhje nga takimi i dytë

Përmbledhje e takimit të dytë

– Mbledhja filloi me prezantimin e 6 studentëve të rinj që nuk kanë mundur të vijnë apo që nuk kanë qenë të njoftuar për takimin e parë.

– Pastaj fjalën e mori Gegë Efendia i cili tha që si çdo organizim, edhe organizimi ynë duhet të ketë udhëheqës apo koordinatorë të punëve deri në krijimin e plotë të organizatës dhe zgjedhjen e personave udhëheqës . Po ashtu Gega potencoi që përpilimi i një rregullore apo statuti do të ndihmonte në mbarvajtjen sa më të mirë të takimeve dhe krijimin sa më të shpejt të organizatës. Po ashtu një rregullore apo statut që definon njëkohësisht edhe qëllimet e organizatës do të ndihmonte shumë studentët që ta gjejnë ose jo veten në organizatë (nëse ka të atillë që nuk kanë ardhur për qëllime studentore). Continue reading

Njoftimi për takimin e parë

Përshëndetje të gjithëve,

Dita e takimit do të jetë të shtunën me 22 tetor në ora 18.00.

Do të mblidhemi në dy grupe, ata që vijnë me tren të presin në ‘Station Brussel Central’ / ‘Gare Bruxelles-Central’ , ndërsa pjesa tjetër mund të mblidhen në ‘Metrostation Simonis (Leopold II – Elisabeth)’.

Prej aty nisemi së bashku drejtë vendtakimit që është 5 min. prej metros ‘Simonis’.

Adresa : Rue de la Meuse 44, 1080.

Arbëri iu pret në ‘Centraal Station’. Dardani iu pret në ‘Simonis’.

Shihemi së shpejti,

Faqja 18 prej 18« E para...10...1415161718