Category Archives: Njoftime

EKSKURSION NË GENT – 4 Nëntor 2017

Të dashur studentë,

Më 4 nëntor, Organizata studentore VLERA do të organizojë një ekskursion në qytetin e bukur të Gentit.
Dëshirojmë që të shohim sa më shumë prej jush si pjesëmarrës në këtë event.

Qëllimi i kësaj vizite është takimi mes studentëve, njohja më mirë me njëri-tjetrin, shkëmbimi i ideve, informacioneve të ndryshme rreth organizatës tonë studentore dhe eventeve të ardhshme.
Shpresojmë që pjesëmarrja juaj do të reflektoj pozitivisht. 

Pagesa e ekskursionit duhet të bëhet përpara datës 1 nëntor nëpërmjet llogarisë bankare me numër: BE46068897260636 dhe duke vendosur në komunikim Emrin dhe Mbiemrin; me PayPal në adresën vlera.finance@vlera.be ose mund të kryhet drejtëpërdrejtë pranë kryesisë së organizatës VLERA.

Ju mirëpresim të argëtohemi së bashku!
Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni.

Gjithë të mirat 
VLERA,
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
www.vlera.be

Programi

  • Vendi dhe Orari i takimit: Gare Centrale –Bruxelles => tek hyrja në orën 10h00                                                    
  • Orari i nisjes nga Brukseli: 10h40   – Ju lutemi të jeni në kohë!                                 
  • Orari i mbërritjes në Gent:  11h29

Tarifa e biletave: Çmimi i biletave në grup (mbi 15 veta): 70% redukim të çmimit (Rezervimi  është i obliguar!
Çmimi i biletave standarte (WE): 10,20 euro (vajtje/ardhje deri në 26 vjeç)

Vizitat në Qytetin e Gentit

  • ​12h00: Dreka (së bashku)
  • ​13h15: !! Shëtitje me varkë – Arbëresha, koordinatorja e Vlerë-s në Gent ka rezervuar varkën për këtë shëtitje dhe nuk mund të kemi vonesa !!

Ciceroni/Guide: do jetë në Frengjisht, në të njejtën kohë Arbëresha do të përkthejë edhe në gjuhën Flamane

  • ​14h15: Château Gravensteen
  • ​Pastaj: Visite Rue de graffiti dhe pont Saint-Michel
  • ​Darka: Së bashku
  • ​Në fund të ditës, do të shkojmë të pimë një pije të gjithë bashkë
  •  Kthimi në Bruksel: nisja nga Genti në orën 22h30 max !!!!

TOTALI I DITËS (pa pagesat extra: dreka/darka) = 12 euro/pers
Reduktimi për anëtarët me kartë: 10 euro Total !

Bëhu anëtar! Deviens membre! Word lid!

Bëhu anëtar! 

Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije që kartat e anëtarsimit në VLERA janë tashmë gati. Tarifa vjetore e anëtarësimit vlen 10€. Tarifë, e cila mund të paguhet- në mënyrë ideale – në numrin e llogarisë së organizatës –BE46 0688 9726 0636 – ose të kryhet drejtpërdrejt pranë kryesisë së organizatës VLERA.
Mos harro të shkruash emrin dhe mbiemrin gjatë kryerjes së pagesës !

Kjo pagesë ndihmon organizatën në mbulimin e shpenzimeve administrative si dhe në organizimin e eventeve ku mund te permendim ato edukative, sportive, kulturore, artistike, konferenca, vizita etj..

Te gjithë studentët që do pajisen me kartat e anëtarësimit do të përfitojnë avantazhe në organizimet/eventet e lartpërmendura.

Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje në Facebook ose në adresën tonë elektronike info@vlera.be.

Ju urojmë gjithë të mirat,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

*  *
Deviens toi aussi membre de Vlera !  

Nous souhaitions vous informer que les cartes de membre de VLERA sont à présent prêtes et que la cotisation annuelle s’élève à 10€. Le paiement annuel devra – idéalement – s’effectuer sur notre compte bancaire BE46 0688 9726 0636. N’oubliez pas d’indiquer vos nom et prénom en communication de votre paiement ! Le paiement peut également s’effectuer auprès de l’un des membres du conseil d’administration de VLERA. 

Cette cotisation annuelle aidera l’organisation à couvrir ses frais aussi bien administratifs que fonctionnels (pour l’organisation des évènements éducatifs, sportifs, culturels, artistiques, les conférences, visites, etc.). Par ailleurs, tous les étudiant.e.s affilié.e.s pourront bénéficier d’avantages lors de nos événements ci-avant énumérés.

Pour toutes autres questions, n’hésitez pas à nous contacter sur Facebook ou sur notre adresse mail info@vlera.be.

Bien à vous,

VLERA
L’organisation des étudiants albanais de Belgique

*  *
Word lid!

Wij willen jullie op de hoogte brengen dat de lidmaatschapskaarten nu klaar zijn en dat de jaarlijkse bijdrage € 10 bedraagt. De jaarlijkse betaling moet – bij voorkeur – op onze bankrekening BE46 0688 9726 0636 worden overgemaakt maar kan ook bij een van de leden van de raad van bestuur van VLERA overgemaakt worden. Vergeet niet jullie naam en voornaam te vermelden!

Deze jaarlijkse bijdrage zal de organisatie helpen om zijn kosten, zowel de administratieve als de functionele, te dekken (voor de organisatie van educatieve, culturele, sportieve, artistieke evenementen of nog voor de conferenties, bezoeken, enz.) De studenten die over lidmaatschapskaarten beschikken zullen van voordelen genieten in de bovenvermelde evenementen.

Heb je nog vragen? Aarzel niet en contacteer ons op Facebook of stuur ons een mailtje naar het adres info@vlera.be.

Met vriendelijke groeten,

VLERA
Organisatie van de Albanese studenten in België

Kryesia e Vlerës u kompletua

Të nderuar student/e,

Kryesia e Vlerës tani u kompletua me koordinatorët e grupeve lokale.
Personat e zgjedhur janë :
Teuta Hadri : Kryetare e rethit të Vlerës në ULB dhe koordinatore e grupit lokal për bruksel
Teuta Ibrahimi : Koordinatore e grupit lokal në Namur dhe rethinë
Arbresha Parashumti : Koordinatore e grupit lokal në Gent

Kryesia e tani përbëhet nga:
– Shpat Myftari : Kryetar 
– Rinor Sojeva : zv. Kryetar 
– Lindiana Islami : Drejtoreshë për marrëdhenie me publikun 
– Kevin Dreni : Arkëtar 
– Anton Gurra : Zv Arkëtar 
– Besa Kelmendi : Përgjegjëse për aktivitete 
– Valbona Lala : Përgjegjëse për aktivitete
– Teuta Hadri
: Kryetare e rethit të Vlerës në ULB dhe koordinatore e grupit lokal për bruksel
Teuta Ibrahimi : Koordinatore e grupit lokal në Namur dhe rethinë
Arbresha Parashumti : Koordinatore e grupit lokal në Gent
Ariana Muharremi : rethit Vlera në ULB
Gent Kelmendi : rethit Vlera në ULB

Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pytje ne Facebook ose ne adresen tone elektronike info@vlera.be.

Gjithë të mirat,
VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

Dita për pritjen e studentëve të rinj (JANE në ULB)

shqip / français / nederlands

Përshëndetje studentë,

Faleminderit të gjithë të pranishmëve që erdhën tek standi i VLERES dhe patën mundësi të informohen rreth studimeve, rreth organizatës tonë dhe gjithashtu rreth projekteve të ardhshme. Studentëve të rinj i urojmë suksese dhe mbarësi në hapat e rinj.

Shpresojmë t’ju shohim në numër në eventet e ardhshme të organizatës.

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
KLIKO KETU PER ME SHUME FOTO
_______________________________

Bonjour à tous,

Nous tenions à remercier tous ceux qui étaient présents hier et qui sont venus au stand de VLERA afin de s’informer sur les études universitaires mais aussi sur notre organisation et ses projets futurs.

Nous souhaitons beaucoup de réussite aux nouveaux étudiants et espérons vous voir tous très nombreux lors de nos prochains événements.

VLERA,
Organisation des étudiants albanais en Belgique
_______________________________

Dag allemaal,

Wij willen al degene bedanken die gisteren aanwezig waren en die naar onze stand zijn gekomen om informatie te krijgen over universitaire studies, maar ook over onze organisatie en onze toekomstige projecten.

Wij wensen alle startende studenten heel veel succes en hopen jullie allemaal te zien in de nabije toekomst tijdens één van onze evenementen

VLERA
Organisatie van de Albanese studenten in België

Dita për pritjen e studentëve të rinj

Përshëndetje studentë

VLERA do të jetë prezent të enjten 14 Shtator nga ora 9h30 deri në 15h në standin e saj në kampusin e Universitetit ULB (Kampus Solbosch -Avenue Paul Héger, 1000 Bruksel, Belgjikë) për të gjithë studentët që kanë dëshirë të informohen rreth studimeve në Belgjikë, më saktësisht në ULB dhe gjithashtu rreth organizatës tonë studentore.

Ju mirëpresim,

VLERA
Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë

 

Faqja 5 prej 18« E para...34567...10...E fundit »