Njoftimi për takimin e tretë

Takimi i tretë :

Ditën e diel me datën 19/02/2012 në ora 12.00 do të takohemi për herë të tretë, në vendin e njejtë si herën e kaluar (detajet i gjeni më poshtë).

Siç edhe e kemi planifiku, me këtë mbledhje do të përmbyllet faza e parë, pra krijimi i organizatës.

Pikat e takimit :

  1. Votimi/diskutimi i statutit i cili na duhet për regjistrimin e organizatës.
  2. Përzgjedhja e simboleve të cilat i ka punu Anila dhe të tjerët.
  3. Mundësia e organizimit të një ndeje për ta festu krijimin e organizatës.
  4. Nëse kemi kohë flasim edhe për çeshtje të tjera si p.sh. : hapat e mëtutjeshëm.

Në ora 12.00 të gjithe duhet të jemi në Centraal Station / Gare Central, prej aty nisemi së bashku drejtë vendtakimit i cili gjendet në adresen e mëposhtme :
Rue Gretry 79, 1000 Bruxelles. ( Bar ‘The Roosters’ ).

Të gjithë të mirat,
Agon Efendiu

Leave a Reply