Përmbledhja e takimit të shtatë

Përmbledhje nga takimi i shtatë i organizatës ‘Vlera’

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 17 anëtarë dhe diskutuam për këto pika:

  • Gjendja e organizatës, qe nga themelimi i saj
  • Zgjedhja e logos
  • Webfaqja e organizatës
  • Mundësitë e mbledhjes së fondeve për organizatën
  • Të tjera

Gjendja e organizatës qe nga themelimi i saj
Pas prezantimit të një përmbledhje e të gjithë asaj se çfarë kemi bërë që nga themelimi i organizatës e deri më sot, diskutuam edhe për ngecjet dhe të arriturat e organizates gjate gjithë kësaj periudhe. Si një nga sukseset e kësaj periudhe u konsiderua fakti se ‘Vlera’ na ka dhënë mundësinë që të njihemi më mirë me njëri tjetrin, krijimin e lidhjeve të mira shoqërore. Po ashtu, organizimi i aktiviteteve argëtuse nga ‘Vlera’ si ‘udhëtimet në Ardennes’, organizimi i mbajtur me rastin e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe aktivitetet e tjera të organizuara nga anëtarët e organizatës ‘Vlera’ vlerësohen si suksese të kësaj periudhe.
Regjistrimi i organizatës, edhe në menyrë ligjore, si organizatë studentore tek organet kompetente është po ashtu një nga të arriturat e organizatës gjate kësaj periudhe. Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe ngecje. Mos organizimi i asnjë aktiviteiti edukativo-arsimor mund të vlerësohet si një nga ngecjet e kësaj periudhe duke marre parasysh faktin se organizimi i aktiviteteve të tilla është një nga objektivat kryesore të kësaj organizate.

Zgjedhja e logos
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për procesin e zgjedhjes së logos. Duke marrë parasysh faktin së procesi i zgjedhjes së logos ka marrë shumë kohë dhe duke pasur parasysh faktin së zgjedhja e logos i hap rrugen proceseve të tjera (kompletimi i uebfaqes zyrtare të organizatës, përpilmi i një broshure me informacione rreth ‘Vlera’), u propozua nga anëtarët e pranishëm që kryesia ta bëj zgjedhjen e logos. Ky propozim i anëtarevë u hodh në votim ku shumica e anëtarëve votuan për propozimin e lartpërmendur (për propozimin votuan 12 anëtarë, 3 anëtarë votuan kundër, 1 anëtar abstenoj). Pas këti vendimi, kryesia detyrohet të mbaj një mbledhje sa më shpejt që është e mundur me qëllim të zgjedhjes së logos.

Uebfaqja e organizatës
Dardan Prebreza na informoi se uebfaqja zyrtare e organizatës është në përfundim e sipër. Sipas tij, ka mbetur vetëm mbushja e uebfaqes me materialin e nevojshëm (informacionet e nevojshme rreth organizatës). Dardani theksoi poashtu se materiali me informacione rreth organizatës, në uebfaqe, do të jetë ne gjuhën shqipe, franceze, hollandeze dhe angleze. Përkthimin e materialit nga gjuha shqipe në atë franceze do ta bëj Dardani, në atë hollandeze Gegë Efendia ndërsa në atë angleze do ta bëj Arjan Dalipi.

Së shpejti, në këtë webfaqe, do të shkarkohen edhe formularët e regjistrimit të anëtarëve dhe te gjitha informacionet e nevojshme sa i përket regjistrimit zyrtar të anëtarëve.

Mbledhja e fondeve për organizatën
U dha ideja që të fillojmë ti kontaktojmë bizneset shqiptare, që veprojnë në Belgjikë, me qëllim që të shikojmë mundësinë e bashkëpunimt të ndërsjelltë. Me konkretisht, u dha ideja e krijimit të një broshure në të cilen do të jenë të prezentuar bizneset shqiptare. Anëtarët tanë do te merren me shpërndarjen dhe prezantimin e kësaj broshure gjatë aktiviteteve të organizuara nga “Vlera’. Bizneset që do të prezentohen në këtë broshurë, do ju kërkohet që të bëjnë një pagesë vjetore (akoma nuk është vendosur në detaje), dhe këto të holla do të përdoren për buxhetin e organizatës ‘Vlera’.

Mirëpo, në fillim, Vembli Mullatahiri dhe Valentin Demaj do të merren më krijimin e një databaze me të dhënat e bizneseve shqiptare në Belgjike. Më pastaj, do fillohet me kontaktimin e tyre.

Një ide tjeter ishte që te krijohet një portal, në të cilin do të prezantohen bizneset shqiptare. Pas krijimit të portalit, bizneset e prezentuar në portal do të ftohen të marrin pjese në organizimin që do të organizohej për prezantimin zyrtar të portalit. Në këtë mënyrë, ne do te kishim mundësinë e prezantimit të organizates tonë dhe poashtu edhe bizneset do ta kenë mundësinë të takohen ndërmjet vete.

Të tjera
Në këtë mbledhje u informuam poashtu, nga Gege Efendia, se organizimi i aktivitetit me ushqime tradicionale, i planifikuar të mbahej në muajin Maj (05/2013), ka dështuar. Sipas tij, përveç mbledhjes së parë, mbledhjet e tjera të grupit punues për këtë aktivitet kanë dështuar. Shumica e anëtarëve të grupit punues nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre, andaj në mbledhjet e ardhshme do të diskutohet për krijimin e një grupi tjetër punues dhe do të shikohen mundësitë e organizimit të këtij aktiviteti në vitin tjetër akademik.

VLERA: Organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
Bruksel 12/05/2013

One thought on “Përmbledhja e takimit të shtatë

Leave a Reply