Përmbledhje nga takimi i tretë

Përmbledhja e takimit të tretë
Pas prezantimit të tre anëtarëve të rinjë (Vigan Dauti, Daorsa dhe Djellza Teslica) kemi filluar
me diskutimin e këtyre pikave:

1. Statuti i Organizatës
Pas leximit dhe sqarimit te statutit nga Dardan Prebreza (përpiluesja e statutit, Mimoza Muçaj,
nuk ishte e pranishme) jemi pajtuar te gjithë qe disa pika të këtij statuti të ndryshohen:

  • Mbledhjet e këshillit të përgjithshëm duhet të mbahen së paku një herë në vit, dhe do të caktohen nga këshilli administrues ne bazë të nevojave, organizimeve të ndryshme apo kërkesave të anëtarëve te organizatës.
  • Jemi pajtuar që mandati i këshillit administrues të jetë një vjeçar dhe jo më shumë se 2 mandate.
  • Kemi diskutuar edhe lidhur me atë se cilët anëtarë kanë të drejtë të votës e cilët jo (Per këtë pikë do të diskutohet edhe në mbledhjet e ardhshme).

2. Logoja e Organizatës
Pas prezantimit të logove dhe votimit nga anëtarët e organizatës është zgjedhur logoja me
numrin 19. Jemi pajtuar që kjo logo të modifikohet pak në mënyrë që edhe ngjyrat e flamurit të
Belgjikës të jenë pjesë e logos. Logoja është zgjedhur me shumicën e votave të anëtarëve të
pranishëm në mbledhje.

3. Këshilli administrues
Në këtë takim, siç ka qenë edhe e planifikuar, është bërë edhe zgjedhja e kryesisë apo këshillit
administrues :
Kryetar                   Agon Efendiu
Nënkryetare           Dafina Blakqori
Sekretar                 Ahmet Krasniqi
Financat                 Vembli Mullatahiri, Valentin Demaj

Do të përpiqemi që regjistrimin e organizatës ta bëjmë mbrenda këtyre dy jave dhe më
pas më daten 09/03/2012 të mblidhemi prapë që ta kremtojmë krijimin e organizates.Kjo gjithashtu do të na jap mundësinë që të njihemi më mire më njëri tjetrin. Gjithësesi do të jeni te informuar me kohë lidhur me detajet tjera.

Kemi planifikuar poashtu qe në një fundjavë (02/04 – 04/04) të shkojmë të gjithë së
bashku në Ardennes, Gega dhe Artani do të merren me këtë organizim. Për këtë çështje do të
diskutojmë më gjërësisht gjatë mbledhjes së ardhshme.

VLERA, organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë
19 Shkurt 2012