Rreth VLERËS

Organizata ka për qëllim:

1. Bashkimin e të gjithë studentëve shqiptarë në Belgjikë.

2. Krijimin e lidhjeve profesionale dhe shoqërore mes studentëve.

3. Organizimin e ngjarjeve të ndryshme prej atyre me karakter edukativo-arsimor deri tek ato argëtuese.

4. Reagimin e përbashkët të studentëve shqiptarë në Belgjikë në lidhje me mërgatën tonë në Belgjikë si dhe me ngjarje të natyrës madhore në trojet shqiptare.

5. Vetëdijësimin e nxënësve dhe prindërve shqiptarë në lidhje me rëndësinë e studimit, si dhe mundësitë që ofron shteti belg për të studiuar.

6. Riorganizimin dhe rizgjimin e mërgatës shqiptare në ruajtjen dhe përhapjen e vlerave gjuhësore e kulturore.

Organizata vepron mbi këto parime :

1. Çdo student i organizatës është i barabartë me të gjithë studentët e tjerë.

1.1 Demokraci e drejtëpërdrejt, një anëtar një votë.

1.2 Vendimet do të merren vetëm pas debatit dhe këmbimit të lirë të mendimeve.

1.3 Vendimet do të merren me konsensus, në rast mungese të konsensusit, vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash.

2. Çdo student shqiptar pa dallim krahine, feje a përkatësie politike është i mirëpritur në organizatë.

3. Bashkëpunimin me organizatat e tjera studentore dhe jo studentore që përputhen me qëllimet e organizatës.

3.1 Organizatat mund të jenë shqiptare dhe të huaja.