Zgjedhjet për vitin 2018 në VLERA


Ka ardhur koha për zgjedhje të përgjithshme në VLERA.
Kësaj radhe VLERA do mbaj zgjedhjet e saja në një ambient që është shumë i veqantë, në Parlamentin Federal.
Për këtë rast, ju ftojmë që të gjithë studentët e motivuar dhe që dëshirojnë të angazhohen në VLERA, të kandidojnë dhe të jenë të pranishëm të hënën me 1 tetor 2018 në ora 16.00Parlamentin Federal ( Rue du Louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium )

Bashkëngjitur do të gjeni informacionet për postet vakante dhe urdhërin e ditës për mbledhjen e përgjithshme.
_________________________________________
E hëne, 1 tetor 2018 nga ora 16h
Adresa: Rue du Louvain 13, 1000 Bruxelles, Belgium

Rendi i ditës:

  1. Fjalimi mikëpritës
  2. Numërimi i personava prezent dhe konfirmimi i tyre
  3. Pranimi i rendit të ditës
  4. Raporti anual
  5. Prezantimi i raporteve financiare
  6. Lirimi i administratorëve të vjetër
  7. Votimi i përfaqësueve të rinjë (kushtet që duhet të plotësohen për kandidim i gjeni në aneks)
  8. Pyetje të ndryshme dhe falenderim për prezencën
    Bruksel, 20 Shtator 2018

Për Kryesinë e Vlerës
Kryetari, Shpat Myftari
_______________________________
Rregullorja për zgjedhje

  1. Të drejtë kandidimi kanë vetëm ata që janë studentë dhe që janë të pajisur me kartën e studentit dhe antarë në VLERA. Së bashku me kandidaturën duhet të dërgohet edhe një kopje e kartës së studentit ose ta prezantojne ne diten e zgjedhjeve.
  2. Kandidati ka të drejtë kandidimi vetëm për një post. Kandidimi i tij duhet të mbështetet nga një letër motivuese e cila përmban arsyen e kandidimit si dhe vizionin e tij për postin e caktuar. Kërkesa për kandidimim, sëbashku me letrën motivuese , duhet të dërgohet më së largu deri më 30 Shtator 2018 –ora20.00 në e-mail adresen zyrtare të organizatës VLERA (info@vlera.be)
  3. Kandidati duhet të jetë në dijeni dhe të pajtohet më qëllimet dhe parimet e organizatës VLERA, si dhe ta këtë lexuar rregulloren e Kryesisë e cila i përcakton të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Kryesisë.
  4. Postet e nevojshme për funksionimin e organizatës dhe kushtet shtesë që duhet t’i plotësoj kandidati :

4.1 Kryetari:
◦ Ta flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe ◦ Të njoh mirë organizatën

◦ Bashkangjitur me kërkesën për kandidim dhe letrën motivuese të paraqes një plan veprues një vjeçar.

4.2 Zëvëndes-Kryetari: -Ta flas gjuhën shqipe
– Të njoh mirë organizatën

4.3 Sekretari:
– Ta flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe / Ta njoh mirë organizatën

4.3 Përgjegjësi për financa

4.5 Përgjegjësi per marredhëniet me publikun dhe këshilltar ligjor

4.6 Përgjegjësi për aktivitete(për këtë post duhen 2 persona se paku)

4.7 Koordinatorët e grupeve lokale( Nese nuk ka Kanditat zgjedhen sikur viteet e kaluar nga Kryesia )

VLERA
Organizata e studentëvë shqiptarë në Belgjikë

Bruksel 20/09/2018